Pikërisht në natën e Krishtlindjes, një çift francez ka bërë një “zbulim” neveritës. Në një salsiçe të bardhë kanë gjetur një bisht cigareje. Por sikur nuk ka mjaftuar zhgënjimi i tyre me këtë gjetje, edhe reagimi i rrjetit të supermarketit ku është gjetur cigarja, në një fshat të Francës jugperëndimore.
Pasi kishin shkuar ta denonconin rastin të nesërmen, e gjithë çfarë u është ofruar ka qenë kompensimi i çmimit të kushtimit të salsiçes në fjalë. Çifti “i traumatizuar” kishte pritur që në shenjë të dëmshpërblimit, do të merrnin së paku një shampanjë.
Ata bashkë me udhëheqjen e supermarketit ua kanë dorëzuar autoriteteve objektin e gjetur për të hetuar më tutje burimin e cigares në mish.
Rrjeti i shitoreve Leclerc ku është gjetur cigarja në fjalë ka hequr nga vetja çdo fajësi, pasi që salsiçet i merr të gatshme nga një firmë e veçantë.