Në vitin 2021, në Zvicër janë bërë 14,928 kërkesa për azil, 35,2 për qind më shumë se një vit më parë.
Kështu, numri i kërkesave për azil ka arritur në nivelin e vitit 2019, tëfundit para pandemisë së koronës, shkruan Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në statistikat e tij të azilit për vitin 2021.
Për vitin 2022, SEM pret 16,500 (± 1,500) aplikime të reja për azil.
Rritja e kërkesave për azil në krahasim me vitin e kaluar ka ardhur kryesisht në saje të kufizimeve më të buta të udhëtimit për shkak të pandemisë së koronës.
Vendi më i rëndësishëm i origjinës për azilkërkuesit në vitin 2021 ishte Afganistani me 2789 aplikime të reja. Vende të tjera të rëndësishme të origjinës në këtë drejtim ishin Turqia, Eritrea, Siria dhe Algjeria.