Janë bërë dy javë nga aksidenti tragjik i autobusit në Kroaci, në spitalin e Slavonski Brodit po marrin ende trajtim mjekësor.
Gjashtë qytetarë të Kosovës, të cilët u plagosën në aksidentin tragjik me autobus në Kroaci ende janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Sllovanski Brodit.
Njoftimi është bërë nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate:
Gjashtë qytetarë të lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci ende janë në trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.
Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, të cilët janë në dispozicion për çdo kërkesë të spitalit lidhur me pacientët. /Albinfo.ch