Gjashtë fëmijë kanë humbur jetën të enjten pas përplasjes mes një autobusi shkolle dhe një automjet tjetër, raporton agjencia AP duke cituar autoritetet franceze në qytetin e Rochefort, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i qytetit ka konfirmuar se gjashtë nxënës në shkollën lokale kanë humbur jetën në aksident.
AP raportoi se ministri i Transportit dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë menjëherë u nisen nga Parisi për të shkuar në vendin e ngjarjes.
Hetimet po vazhdojnë për të gjetur shkaqet e aksidentit.