Ambasadori i Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, ka vizituar Qendrën më të madhe të Votimit në Mitrovicë, në shkollën “Migjeni”.
Me këtë rast ai ka deklaruar se “për momentin procesi i votimit është duke shkuar në rregull, por ende është herët, të shohim si do të shkojë ky proces në orët e vona”.
Megjithatë ambasadori Giffoni ka shtuar se “është brengosëse dalja kaq e vogël e votuesve”.