Para pak minutash ka nisur takimi mes ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dhe ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës.
Theksohet se në takimin me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, ministrja Donika Gërvalla ka deklaruar se Greqia është shtet fqinj i rëndësishëm në rajon, duke kërkuar që të ngrihet statusi i zyrës në Athinë nga një zyrë ekonomike në një të interesit.
“Pavarësia e Republikës së Kosovës është një fakt i pandryshueshëm dhe sa më shpejt të pranohet kjo. Riafirmojmë se me Greqinë dhe partnerët e tjerë do të vazhdojmë dialogun edhe rreth kësaj çështjeje”, ka thënë ajo.