Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka mohuar se ka kërkuar tërheqjen e ambasadorit gjerman nga Kosova, Jorn Rohde.
Gërvalla tha se pretendimi se ka kërkuar largimin e Rohdes është sa i pavërtetë, aq edhe absurd.
“Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj”, shkroi Gërvalla.
Ajo thotë se nuk duhet të befasohet askush kur të lexojnë që ajo ka kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe homologes së saj, Baerbock.