Kampionia e Evropës në “Bikini Wellness Fitness”, Gentiana Beqa, ka arritur një tjetër sukses në garat ndërkombëtare të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuildingut dhe Fitnessit (IFBB).
Beqa ka fituar medaljen e artë në turneun Grand Prix të Milanos, disiplina “Elite Pro Wellness Fitness”, bën të ditur faqja e Komitetit Olimpik të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Por, lajmin e ka konfirmuar edhe Gentiana. “Elite Pro Wellness Fitness Wellness Diamont Cup Milano”, ka shkruar Beqa në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
Beqa kishte fituar edhe garën e fundit të mbajtur në Barcelonë, ku u shpall kampione e botës në kategorinë e saj.
