Shqiptarja nga Kosova, Gentiana Beqa -Ahmeti është fitues e medaljes së artë në kategorinë “BikiniWellness” në garën që është mbajtur në Barcelonë.
Beqa-Ahmeti ka qenë e vetmja shqiptare që ka marrë pjesë në këtë garë, e cila llogaritet si një ndër më të mëdhatë në fitnes dhe bodybuiling në kontinentin evropian.
Në garën ku konkurrente kanë qenë 33 veta, Kampionia Evropiane e një vitit më parë sërish ka triumfuar edhe këtë vit.