Gjigandi inxhinierik i Shteteve të Bashkuara, General Electric, ka zbuluar se do të shkurtojë edhe 450 vende pune në dy përfaqësit e saj në Zvicër.
Që nga viti 2016, kompania ka larguar rreth 2.000 punëtorë.
Kompania, e cila arriti fitime prej 954 milionë dollarësh (952 milionë franga) vitin e kaluar, arsyetoi shkurtimet e fundit, duke thënë se janë “kushtet e vështira financiare”, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2016, General Electric Switzerland zvogëloi rreth 900 vende pune pas ndarjes së energjisë me grupin francez Alstom.