Futbollistja e re shumë e talentuar e bundesligës gjermane, shqiptarja me prejardhje nga Kosova, Geldona Morina ka pësuar një goditje jo të lehtë, në fillim të karrierës së saj premtuese.
19 vjeçarja ka lënduar rëndë gjurin, në përplasje me një bashkëlojtare të klubit futbollistik SGS Essen gjatë stërvitjeve. Në këtë skuadër Geldona kishte ardhur vetëm pak muaj më parë.
Të enjten është konstatuar nga mjekët diagnoza dëshpëruese: lëndim i ligamenteve. Dhe një diagnozë e tillë nënkupton që Geldona të mbetet jashtë fushës së futbollit për disa muajt e ardhshëm.