Geely, kompania kineze prapa Volvos, ka blerë 9 miliardë dollarë aksione në kompaninë pronare të Mercedes-Benzit, Daimler.
Si rezultat, tani Geely është pronari më i madh i Daimlerit me pak më pak se dhjetë për qind të aksioneve të gjigantit gjerman.
Pronari i kompanisë kineze është Li Shufu, që është pronar edhe i Volvos, Lotusit dhe Polestarit. Ai ka edhe kompani të tjera automobilistike, transmeton Albinfo.ch.
Me 9.69 për qind të aksioneve të blera nga Geely dëshmohet dëshira e kompanisë për bashkëpunim teknologjik në veçanti për automobilat elektrikë.
Mercedes-Benz tashmë ka paralajmëruar se do të bëjë dhjetë modele elektrike të ndryshme deri më 2022.