Duke qenë shtetas i Bosnjës, shtet jo anëtar i BE, ai mund të aktivizohet në futbollin zviceran vetëm nëse paraprakisht merr vizë dhe më pas të drejtën e punësimit. Kjo procedurë zgjat mirë tre javë, shkruan “Blick”.
Megjithatë GC e aktivizoi të riun që në 4 shkurt kundër Sionit, sipas gjitha gjasave pa të drejtë punësimi dhe qëndrimi, përcjell albinfo.ch. Kjo mund të sjell gjobitjen e klubit zviceran, ngjashëm siç ndodhi në 1990 me Hoppers, duke u dënuar me 5000 franga zvicerane, ndërsa sot dënimi i tillë mund të shkojë deri në 20.000 franga.
Deri tani GC nuk ka dashur të komentojë për rastin.