Furnizuesi i ujit dhe energjisë WWZ, që ka selinë në Zug, do të ulë çmimet e gazit duke filluar nga 1 qershori. Tarifat do të jenë 1.2 cent më të lira për kilovatorë për të gjitha grupet e konsumatorëve, njoftoi kompania të enjten, transmeton albinfo.ch.
Ky vendim justifikohet me situatën e stabilizuar të furnizimit me gaz dhe rënien e çmimeve të blerjes dhe të furnizimit në tregun ndërkombëtar.
Për një kohë të gjatë tregu i gazit ka qenë i pasigurt, por WWZ bën blerje të strukturuara gazi për disa vjet, duke ndihmuar në amortizimin e luhatjeve të çmimeve.