“I am coming”, bërtiti një zë i qartë. Drita e zbehtë po dukej nga elektrikët e dorës, në kohën kur errësia kishte kapluar hapësirën rreth meje. Ishte një Odise, shkruan fillimisht gazetarja e talentuar austriake Adelheid Wolfl, që para pak ditësh humbi gjatë ngjitjeve në Parkun Nacional të Llogarasë, Shqipëri. I duheshte dy orë ecje nëpër humnerë për të parë dritën e shpresës. Ajo thur plot lavdata për punën e policisë dhe kulturës shqiptare. Pasi e pyesin se si është dhe i japin një banane për të hëngër, një ndihmës nxjer telefonin dhe i thotë “Family First”.
“Familja në Shqipëri është qendra e rregullit social. Dikur këtu sundonte Kanuni i Labërisi. Ky kanun nuk kishte si qendër vetëm mbrojtjen e nderit dhe burrërinë, por edhe mirësinë, bujarinë, besnikërinë dhe mbi të gjitha, mikpritjen,” përcjell albinfo.ch, shkrimin e Wolfl për Der Standard, e cila njëherësh “turpërohet” që nga “budallakia e saj” ka “ngatërruar rrugën”.
Për këtë shpëtim, ajo falenderon edhe ambasadën austriake në Tiranë, që “BESËN shqiptare e ka përvetësuar për vete” dhe bëri çishte e mundur që të gjendej ajo duke aktivizuar gjithë personelin e saj.
“Mbi të gjitha fati im ishte që unë humba rrugën në një mal shqiptar dhe jo diku tjetër, por vetëm këtu, ku ligjet dhe rregullat e mikpritjes qëndrojnë mbi të gjitha,” shkruan në fund plot emocion Wolfl, e cila u largua nga Shqipëria me plot dhurata nga gjetësit e saj.