Një lajm i papritur ka ardhur nga Ukraina, atje ku është zbuluar që gazetari rus, kritik i Kremlinit, i cili u raportua i vrarë të martën mbrëma, në fakt është gjallë.
Gjatë ditës, zyrtarët e inteligjencës ukrainase kanë mbajtur një konferencë për shtyp bashkë me gazetarin.
Sipas ukrainasve, gjithçka ishte e kurdisur me qëllim që të zbulohen agjentët rusë. Gruaja e gazetarit Andrij Babçenko, të martën mbrëma, kishte thirrur policinë dhe ndihmën e shpejtë për të raportuar vrasjen e tij.