Challandes së fundmi është shpallur “Personaliteti i vitit 2019 në Kosovë”, nga gazeta e njohur zvicerane “24heures”, transmeton Gazeta Sinjali, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i kombëtares është shprehur për gazetën zvicerane se ky është një shpërblim i shkëlqyer për të.
Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës ka dy ndeshje të mëdha para vetes. Më 26 mars përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me Maqedonin e Veriut dhe në rast të fitores, do të luajë me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, më 30 mars në finale.
