Sot gazeta austriake Krone Zeitung publikoi një shkrim, ku akuzon presidentin Ilir Meta se ka paguar 700 mijë usd për një foto me Trampin dhe e shoqja 50 mijë euro për ndërhyrje estetike, Monika Kryemadhi reagoi pas Metës, duke denoncuar se pronarët e inceneratorëve po marrin azil në Vjenë, përcjell albinfo.ch.
Në reagimin e Kryemadhit, pasi gazeta publikoi bisedën me një person që tha se kërkonte azil në Austri, i kishte zbuluar aferën e familjes presidenciale.
“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE-së, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron”, thotë Kryemadhi.
Kurse shton: “Kryeministri që ulëret për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punojës kanë faturuar te firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë.
Të shohë kryeministri krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve”.