Qytetarët e mbledhur për të protestuar në Bulevard,, kanë tentuar të hyjnë brenda kryeministrisë.
Ata kanë hedhur kapsolla, bidona me ujë dhe tymues, dhe janë përleshur me forcat e policisë. Në shkallët e godinës së kryeministrisë ka flakë, për shkak se protestuesit kanë çarë kordonin e policisë, duke hedhur molotov dhe shishe me benzinë.
Protestuesit kanë thyer xhamat e dyerve të kryeministrisë duke e goditur me sende të forta për t’u futur brenda, shkruan atah, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa disa protestues të tjerë kanë hipur edhe mbi skelën përpara kryeministrisë për ta çmontuar atë.