Një grup kuzhinierësh në Turqi pretendojnë se e kanë thyer rekordin e Guinnessit për bakllavën më të madhe në botë.
Ata kanë gatuar një bakllavë që peshon mbi 500 kg. Bakllava gjigante u paraqit në samitin e gastronomisë në Ankara, ku dhjetëra vizitorë patën mundësi të shijonin ëmbëlsirën gjigante, përcjell albinfo.ch.
Mehmet Kanbur, i cili udhëhoqi grupin prej 14 kuzhinierësh, tha se bakllava peshonte 518 kg.
Bakllava, prejardhja e së cilës ka qenë prej kohësh temë e debatit mes Turqisë dhe Greqisë, është ëmbëlsirë turke e lidhur me krahinën jugore Gaziantep, ku kuzhinierët e përgatisin atë me fëstëkë të freskët.