Është bërë e ditur se dozat e vaksinës Covid kanë filluar të mbërrijnë në spitalet rreth Mbretërisë së Bashkuar, gati për aplikimet e para të martën.
Drejtori mjekësor i NHS Angli paralajmëroi se do të ishte fushata më e madhe dhe më komplekse e vaksinimit në historinë e vendit, raporton the Guardian, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se miratimi rekord i Mbretërisë së Bashkuar për vaksinën dhe fillimi i shpejtë i imunizimit kundër Covid-19 nuk do të thotë se fundi i pandemisë është në horizont, tha Prof Stephen Powis. /Albinfo.ch