Sulmuesi italian, Ciro Immobile, dështoi për t’i treguar vlerat e tij në Borusia Dortmund pas transferimit nga Torino, dhe për këtë arsyeje ai nga sezoni i ri do të luajë për ekipin spanjoll Sevilla.
Tani zyrtarët e klubit verdh e zi janë në kërkim të një lojtari për ta përforcuar sulmin. Sipas “fussballinfos.ch”, thuhet se drejtuesit e klubit ia kanë vënë syrin sulmuesit të kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, të cilin e mendojnë si zëvendësuesin ideal për Immobilie, njofton albinfo.ch.
Siç raporton kjo media, drejtuesit e BVB-së janë takuar me Gashin, por ende nuk janë bërë të ditura detajet e takimit.
Shkëlzen Gashi aktualisht është ende lojtar i Baselit, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2018.