Shkëlzen Gashi edhe një herë është bërë protagonist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gashi ka realizuar një gol, duke shkaktuar polemika të shumta në SHBA, shkruan albinfo.ch.
Skuadra e tij Colorado Rapids humbi 2:1 nga Columbus Crew, që ishte humbja e pestë radhazi.
Golin e vetëm për Coloradon e shënoi Gashi nga gjuajtja e lirë, por derisa portieri kundërshtar Zack Steffen, po vendoste murin e lojtarëve dhe ende nuk kishte përfunduar, sulmuesi shqiptar gjuan dhe shënon.
Goli i tij shkaktoi polemika të mëdha, duke qenë se nuk respektoi rregullat e “Fair Play”.
Skuadra e Gashit është në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit, por Gashi po ka më shumë minuta në këmbë. Ai ishte titullar në ndeshjen e fundit, derisa ka shënuar dy gola këtë sezon.
https://www.youtube.com/watch?v=L4vT8BpmNZQ