Më 2 gusht në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet ndeshja ndërmjet yjeve të futbollit amerikan, si dhe Real Madrid, që është kampione e Evropës dhe botës për klube, shkruan albinfo.ch.
Në mesin e lojtarëve që mund të paraqiten në këtë ndeshje janë edhe dy futbollistët kuqezi, Jahmir Hyka dhe Shkëlzen Gashi.
Skuadrat e tyre kanë dërguar emrat e futbollistëve shqiptarë dhe nëse marrin votat e mjaftueshme, atëherë do të jenë në mesin e yjeve për këtë ndeshje.
Ky do të ishte një rast i mirë për dy futbollistët kuqezi të dëshmojnë aftësitë e tij, kurse këtë edicion në kampionatin amerikan, po paraqitet edhe Blerim Xhemaili.