Komiteti Olimpik i Kosovës njofton të gjithë se Egzon Shala, nga Kosova, do të garojë nesër në Lojërat Olimpike.
“Mundësi ynë, me normë olimpike, do të përballet me algjerianin, Djahid Berrahal, në raundin e parë të kat. -125 kg”, ka shkruar KOK-u në rrjetet sociale.
Gara e tij fillon në ora 4:42 me kohën tonë lokale në Kosovë.
Deri tani, Kosova ka fituar dy medalje të arta olimpike në Tokio 2020.