Për mediat lokale në Shkup, Charles Garrett tha:
“Zgjidhja e kontestit të emrit është çështje qendrore për sigurinë e gjithë rajonit, edhe për vendet perëndimore së bashku me Britaninë e Madhe.”
Diplomati pret që të dyja vendet fqinje të gjejnë kompromisin, ndërsa zgjidhje të jetë kthesë për të ardhmen e Maqedonisë dhe inkurajoi palët për të pasur guxim.
“Unë jam optimist i durueshëm. Shoh se bisedimet vazhdojnë, ka komente pozitive dhe është e qartë që ka vendosmëri në të dy palët edhe në Shkup edhe në Athinë, për ta zgjidhur çështjen e emrit. Duhet guxim politik që të arrihet marrëveshja e nevojshme”, tha Garrett.
Charles Garrett tha se kjo mbështetje ka dhe do ekzistojë çdoherë nga Britania e Madhe.