Filmi i Netflix “Roma” dhe filmi me motive historike nga Britania e Madhe “The Favourite” nga Fox Searchlight, prijnë në nominimet për Oscar.
Gara për çmimin kryesor është shumë e hapur, me një sërë filmash të tjerë me gjasa reale.
Në nominimet kryesore ka shumë afro-amerikanë, të nominuar nga Meksika, Greqia e Polonia, si dhe filma me tematika për gratë, homoseksualët dhe afro-amerikanët, përcjell albinfo.ch.
“Mendoj se veçoria kryesore sivjet është kompleksiteti ndërkombëtar i nominimeve, ka thënë redaktori i filmave, Matt Mueller. “Roma”, filmi gjysmë-autobiografik i regjisorit meksikan, Alfonso Cuaron, është nominimi i parë i Netflixit për çmimin kryesor.
Gjithashtu, është i nominuar edhe për filmin më të mirë të huaj, ku pritet të fitojë pa ndonjë problem. “Roma” dhe “The Favourite” kanë nga 10 nominime, të ndjekur nga mjuzikëlli i Lady Gagas, “A Star is Born” dhe komedia politike “Vice” me nga 8.
Oscarët zgjidhen nga 8000 anëtarët e Akademisë së Filmit dhe ceremonia e madhe mbahet më 24 shkurt.