Kosova Makers League është gara më e madhe e robotikës në Kosovë, e organizuar nga fondacioni BONEVET.
Qëllimi i garës është që të krijojmë një atmosferë pozitive dhe të shëndetshme, ku fëmijët dhe të rinjët do të garojnë duke e zgjidhur një “mision të ndërlikuar” me ndihmën e robotit, thonë organizatorët.
“Synimi jonë kryesor është që t’i bëjmë fëmijët më entuziast për shkencë dhe teknologji, dhe gjithashtu t’i inkurajojmë fëmijët të punojnë në grup, kështu duke e zhvilluar të menduarit kritik, dhe zgjedhjen e problemeve në mënyrë kreative. Platforma në të cilën zhvillohet liga është roboti edukativ mBot (Verzioni bluetooth) që ofron hyrje shumë të thjeshtë në botën e robotikës, por mundëson edhe përdorim më të avansuar. Gara është e ndarë në dy kategori: klasët 1-5 dhe 5-9 të shkollës fillore.
Garat do të mbahen çdo dy muaj, dhe disiplina e parë do të jetë përcjellja (ndjekja) e vijës të zezë, gjetja e mikut të humbur dhe shmangia e pengesave”, njoftojnë tutje organizatorët.
Roboti i cili do të përdoret për këtë ligë është roboti mBot dhe gjuha programuese Scratch, të cilat e lehtësojnë hyrjen në botën e robotikës dhe programimit, por gjithashtu mundësojnë edhe përdorime më të avancuara.
Pjesëmarrësit e kanë për detyrë programimin dhe testimin të robotëve të tyre në mënyrë që të bëjnë zgjidhjen e një “misioni të ndërlikuar”.
Të gjithë aplikantët e suksesshëm do të ftohen në zyret e BONEVET, ku do të mbajnë trajnimin për përdorimin e robotëve mBot, dhe pastaj do të marrin robotët gjatë tërë sezonës në formë të huas, dhe eventualisht në pronësi të plotë të tyre.
KML mbështetet dhe është e bazuar në “Croatian Makers League” platformë nga Zagrebi, e cila është themeluar në vitin 2014 dhe momentalisht përfshinë më shumë se 360 shkolla dhe institucione nga e gjithë Kroacia, me mbi 8000 studentë që marrin pjesë në ligë dhe mësojnë për robotikën.
Rregullat dhe Fazat e Ligës
- KML do të organizojë raundin e parë në prill 2018 dhe do të vazhdojë me raundin e dytë në qershor 2018, si raundet e fundit për vitin akademik 2017-2018. Në vitet e ardhshme akademike KML do të organizojë 5 raunde të ligës përbrenda një viti akademik (çdo dy muaj një raund).
- Pasi që ekipet pajisen me robotët mBot, arsimtarët përgjegjës të ekipeve, janë gjithashtu përgjegjës për pajisjet e marra gjatë garës.
- Të gjitha shkollat dhe qendrat që punojnë me nxënës të rinj mund të aplikojnë me nga dy ekipe të përbëra nga një mentor apo përfaqësues të shkollës dhe katër nxënës: ekipi 1 me nxënës të klasave 1-5, dhe ekipi 2 me nxënës të klasave 5-9.
- Duke marrë pjesë në ligë, ekipet marrin robotët me të cilet do të mund të luajnë gjatë tërë sezonës së garës.
- Pjesëmarrësit janë të detyruar të marrin pjesë në të paktën 4 raunde te garës.
- Të gjitha ekipet që marrin pjesë në të paktën 4 raunde do të marrin robotët në pronësi të plotë në fund të garës.
- Të gjitha garat mbahen në të njëjtën kohë dhe në vetëm dy hapësira: BONEVET Prishtina ose BONEVET Gjakova (varësisht nga regjioni i shkollës)
- Lista e ekipeve pjesëmarrëse do të prezantohet në website të Kosova Makers League të paktën 7 ditë para fillimit te garës.
Si të aplikoni?
- Të interesuarit mund të aplikojnë online në webfaqen www.kosovamakers.net
- Shkollat dhe institucionet private, për te cilat shkollimi paguhet, do të duhet që të paguajnë për robotët mBot në mënyrë që të marrin pjesë në garë.
Shpërblimet
- Të gjitha ekipet do të marrin në pronësi të plotë robotët mBot.
- Nxënësit triumfues do të shpërblehen me tabletë dhe kurse falas në BONEVET Prishtina dhe Gjakovë.
- Gjithashtu, ekipet me të mira do të kenë mundësinë të marrin pjesë në garën regjionale të robotikës në Zagreb, dhe garën botërore të robotikës “WER” ne Shangai.
Për informata shtesë në:
