Një skulpturë që përshkruan presidentin amerikan, Donald Trump në një pozë kryqëzimi, do të ekspozohet në Bazel duke filluar nga e shtuna (sot). Figura është e veshur me një kostum burgum ngjyrë portokalli, transmeton albinfo.ch.
Përgjegjësit e galerisë ku po ekspozohet kjo skulpturë theksojnë se skulptura ka për qëllim të ngrejë pyetje rreth moralit, fesë dhe pushtetit. Priten reagime.
Vepra, e titulluar “Shenjt apo Mëkatar”, nga artisti britanik Mason Storm, është shitur tashmë, sipas galerisë, raporton srf.ch. Vlera e saj e siguruar është në shuma të larta gjashtëshifrore.
Galeria Gleis 4 po e ekspozon këtë vepër ekskluzivisht. Një vendndodhje e planifikuar në stacionin e trenit u braktis për arsye sigurie.
Vepra artistike është e siguruar me GPS dhe sensorë.