Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, do të performojë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë këtë të diel, me fillim nga ora 20:30.
Një eksperiencë madhështore, me program të jashtëzakonshëm do t’ u ofrohet adhuruesve të operës.
Programi qendror i këtij edicioni sjell:
Dirigjentin Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës.
Rame Lahaj, tenor; Yulia Suleimanova, soprano; Alessandro Safina, tenor; Massimo Cavalletti, bariton.
Ramë Lahaj&Friends do të performojnë në kuadër të edicionit të tretë të Festivalit RLIOF që mbahet në Prishtinë.