Një gala mbrëmje në Cyrih do të mbahet më 2 dhjetor për t’i ndihmuar familjet skamnore në Kosovë.
Bëhet fjalë për ato familje të cilat janë identifikuar nga dëgjuesit e Radio Dukagjinit në emisionin Radar.
Barrën e organizimit e ka marrë “KULTura” – Shoqata për promovim të kulturës dhe shkëmbim kulturorë.
Shoqata fton të gjithë të interesuarit se me datën 2 dhjetor 2016 në ora 19:00 të vijnë në Gala Mbrëmjen Humanitare që do të mbahet në Restaurant Salmen, Uitikonerstr. 17, 8952 Schlieren.
“Të gjitha të hyrat dhe donacionet tuaja gjatë kësaj mbrëmje u dedikohen drejtpërsëdrejti familjeve në varfëri të skajshme në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shoqatës “KULTura”, e cila thotë të ketë siguruar një program të përzgjedhur artistik me artistë të njohur si Sejat Jakupi (Telex), Hana Cakuli, Besa Llugiqi (përcjellë nga maestro Valton Beqiri), Linda Rukaj, Adelina Emini, Ansambli “Shota” nga Aargau e udhëhequr nga Agron Bajrami, Labinot Rexha, Nita Latifi, e të tjerë.
Të gjitha rezervimet bëhen pasi të kontaktoni përmes e-mail adresës: kultura.verein@hotmail.com ose ne numrin e telefonit 078 928 3528
