Një marrëveshje si Brexiti mund t’u shërbejë si model edhe shteteve të tjera që bashkëpunojnë me Evropën, ka thënë Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.
Sipas tij, nga një marrëveshje e tillë mund të përfitojnë edhe Turqia e Ukraina. Ai thotë se nuk pret që këto dy shtete t’i bashkohen Bashkimit Evropian së shpejti, andaj këto mund të jenë rrugëdaljet tjera alternative.
Bashkëpunimi i ardhshëm i Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian, pas largimit të britanikëve më 29 mars 2018, është akoma duke u negociuar. Palët kanë arritur marrëveshje për kufijtë dhe çfarë ndodh kur qytetarët e Britanisë dalin në Evropë, apo të Evropës në Britani të Madhe.
“Nëse mund të arrijmë një marrëveshje të mençur me Britaninë e Madhe që i ka në themel lidhjet me Evropën pas Brexitit, mund të shërbejë si model edhe për shtetet e tjera”, ka thënë Gabriel, transmeton Albinfo.ch.
Turqia tashmë ka marrëveshje me Evropën për doganat.