Tenistja daneze, Caroline Wozniacki, ka fituar njërin nga Grand Slemet më të rëndësishme të vitit, Australian Open.
Triumfin e saj e ka parë nga afër edhe sulmuesi nga Prishtina, Besart Berisha, shkruan albinfo.ch.
Madje, Berisha pas meçit është takuar me kampionen e tenisit, derisa lajmin ka shpërndarë në rrjetet sociale.
“Ndihem mirë që takova një kampione”, ka shkruar ndër të tjerash Berisha në llogarinë personale në Instagram.
Berisha ka thyer rekordin e golave në futbollin australian, duke lënë gjurmë të pakontestueshme.
Wozniacki kishte fituar kundër rumunes Simona Halep me rezultat 2:1, në sete (7:6, 3:6, 6:4).
Sot, te meshkujt po ndeshen Roger Federer dhe kroati Marin Çiliq.