Një tjetër futbollist shqiptar po shkëlqen në arenën evropiane. Është ky Enis Bardhi, i cili është prezantuar te skuadra e Levantes që garon në Ligën spanjolle, raporton albinfo.ch.
Bardhi ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare derisa ka shtuar se ka realizuar ëndrrën e tij. “Kjo për mua është një ëndërr. Kur unë isha duke luajtur në Evropianin për të rinj, mësova për interesimin e Leventes, mirëpo në atë kohë nuk mendoja shumë rreth transferimit, pasi atëherë po përjetoja një nga ëndrrat e mia”, deklaroi futbollisti shqiptar, i cili tani do të luajë në njërin nga kampionatet më të forta në bota kundër Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.
Ai ka theksuar se gjithashtu po i pëlqen ambienti i ri dhe shpreson që të lë gjurmë. Bardhi luan për Përfaqësuesen e Maqedonisë.