Futbollisti shqiptar, Mario Vrushaj vazhdon të shkëlqejë në kampionatin holandez.
Mesfushori me origjinë shqiptare ka arritur të shënojë një tjetër gol me skuadrën e tij Willem II.
Skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 0:2 ndaj Groningen dhe Vrushaj shënoi golin që ngushtoi diferencat e ndeshjes. Me rezultat 1:2 përfundoi ndeshje, ku Vrushaj shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, përcjell albinfo.ch.
Mesfushori është në orbitën e Kombëtares shqiptare, pasi drejtuesit e Federatës shqiptare kanë patur një takim me lojtarin për ta bindur të vesh fanellën e Shqipërisë.
Ai më herët është paraqitur për grupmoshat e reja të Greqisë. Ai ka dy gola me Willem II.