Futbollistët shqiptarë gjithnjë e më shumë po depërtojnë në Evropë, duke qenë shumë të suksesshëm në skuadrat ku luajnë.
Njëri ndër ta është edhe Çendrim Kameraj nga Jashanica e Klinës, duke qenë pjesë e Juventusit për grupmoshat e reja.
Kameraj që po qëndron në Kosovë për pushime, në një intervistë për “KTV” ka folur për karrierën e tij, e cila ka nisur që në moshën 5 vjeçare.
18-vjeçari ka kontratë tri vjeçare me klubin italian derisa luan në pozitën e mesfushorit, e shpeshherë edhe te mbrojtësit të djathtë, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti shqiptar është pjesë e grupmoshave të reja të Zvicrës, por që disa javë në adresë të tij ka shkuar edhe ftesa e Kosovës për të cilën ai thotë se, ende nuk ka vendosur.
“Do të diskutojmë me familjen. Nuk e kam menduar ende se në cilën Kombëtare do të luaj”, është shprehur futbollisti shqiptar.
Çendrim Kameraj i ka zhvilluar 16 ndeshje që prej transferimit të tij gjatë verës dhe ka shënuar edhe një gol në garat e Ligës së Kampionëve për të rinj.