Është raportuar se në Liqenin Como është gjetur trupi i pajetë i futbollistes Florijana Ismaili, e cila u raportua e zhdukur nga dita e shtunë e javës së kaluar, përcjell albinfo.ch.
Me të marrë lajmin, futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri është shprehur i tronditur dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e Ismailit.
“Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit. Unë dhe familja ime i shprehim ngushëllimet tona familjes Ismaili dhe të afërmve”, ka shkruar Shaqiri në Facebook.
https://www.facebook.com/XS1991/photos/a.507421259334156/2288205744589023/?type=3&theater