Leeds United dhe Norwich City janë të interesuar për mesfushorin nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj.
Siç shkruan gazeta gjermane “Bild”, Leeds United dhe Norwich City janë në garë për transferimin e mesfushorit të Wolfsburg, Elvis Rexhbeçaj.
Leeds United do ta zhvillojë ndeshjen përfundimtare këtë fundjavë për t’u inkuadruar në Premierligë.
Por, pavarësisht inkuadrimit apo jo, klubi anglez do të kërkojë përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar veror.
Tutje, “Bild” shkruan se Leeds dëshiron yllin e Wolsburgut, po që duhet ta mposhtë konkurrencën e Norwich Cityt, skuadër e cila tashmë është inkuadruar në kampionatin elitar anglez.
