Futbollisti kosovar javë më parë e kishte marrë nënshtetësinë e vendit aziatik, pasi luajti për pesë vjet në këtë shtet.
Futbollisti i natyralizuar aktualisht luan në klubin Johor Darul Ta’zim, ndërsa nga 3 shkurti ishte bërë shtetas i Malajzisë.
28-vjeçari në të kaluarën kishte luajtur për ekipin U-21 të Shqipërisë, ndërsa më pas ishte grumbulluar edhe tek Kosova.
Por, viteve të fundit nuk mori ftesë nga “Dardanët”, prandaj edhe e zgjodhi Malajzinë, shkruan insporti, përcjell albinfo.ch.