“Feronikeli ka bërë përforcimin e radhës në këtë afat kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e mesfushorit të Malit të Zi, Krkotic”.
Kështu kanë njoftuar nga klubi i futbollit Feronikeli, në faqen zyrtare, përcjell albinfo.ch.
“Krkotic, pozicionin natyral e ka mesfushor qendror, por i aftë të luajë edhe në krahun e majtë”, thuhet tutje në njoftim.
Milos Krkotic më parë ishte edhe pjesë e KF Kukësit, në Superioren e Shqipërisë.