Kampionati gjerman dhuron spektakël në fushë, por edhe jashtë saj. Madje, nuk mungojnë edhe ngjarjet interesante.
Futbollisti i Eintrachtit të Frankfurtit, Danny Da Costa ka ngritur padi kundër nënës së tij, të cilën e akuzon se i ka vjedhur gjashtë fanella futbolli, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta gjermane “Bild”, derisa ka bërë xhiro rreth botës.
Ai e akuzon nënën e tij se disa fanella sa ishte pjesë e Bayer Leverkusenit, nuk e ka ndërmend t’ia japë.
Procesi gjyqësor mes palëve është caktuar për 27 shtator në Këln, ndërsa e vetmja mënyrë për t’u anuluar gjithçka, është që Da Costa dhe nëna e tij të gjejnë gjuhën e përbashkët.