Futbollisti i “Galatasaray”, Blerim Xhemaili (28) dhe e dashura e tij Erjona po bëhen prindër për herë të parë.
“Ne po kënaqemi me këtë mot të mrekullueshëm dhe po presim princin tonë të vogël,” ka shkruar Blerim Xhemali dhe e dashura e tij, Erjona Sulejmani në “Instagram-in ” e tyre të përbashkët.
Se në cilin muaj është shtatzëne Erjona dhe kur fëmija i tyre ka për të lindur nuk është bërë ende asgjë publike.
Blerim ishte në lidhje katër vjet me Barbara Megert. Më 2010 ata u ndanë ndërsa që nga viti i kaluar është në lidhje me dashurën e tij, Erjona Sulejmani.