Zurichu është shndërruar ‘në një klub’ të shqiptarëve, pasi në radhët e saj ka disa futbollistë shqiptarë, ku së fundi kishte nënshkruar edhe me Hekuran Kryeziun.
Ndërkohë, kontratën e parë profesioniste e ka nënshkruar Bledian Krasniqi, vetëm 17-vjeçar, shkruan faqja zyrtare e klubit, përcjell albinfo.ch.
Krasniqi ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare, pra deri në verën e vitit 2021.
Ai ka kaluar nëpër të gjitha grupmposhat e ekipit, dhe tani është pjesë e skuadrës së parë.
Krasniqi kishte debutuar me ekipin e parë në mars të këtij viti në një ndeshje miqësore kundër FC Aarau. Ai kishte shënuar në debutim nga penalltia.
“FC Zurich uron Bledian Krasniqin për kontratën e tij të parë profesionale dhe i dëshiron atij sukses të vazhdueshëm”, thuhet në faqen zyrtare te FCZ.