Futbollistët shqiptarë përveç ligave ku aktivizon janë treguar shumë efikas edhe në ndeshjet miqësore, që iu shërbejnë për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri, shkruan albinfo.ch.
Armando Sadiku po tregohet shumë i rëndësishëm për Luganon, derisa shënoi në fitoren kundër Wilit, 4:2. Sadiku realizoi në minutën e 20-të.
Një gol ka shënuar Nedim Bajrami për Grasshopperin në fitoren kundër Aarau me rezultat 4:1. Futbollisti i talentuar shqiptar ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje. Bajrami është nga Maqedonia derisa paraqitet rregullisht për grupmoshat e Zvicrës, kurse së fundi atë po e kërkon edhe Kombëtarja shqiptare.
Ndërkohë, edhe Azdren Llullaku ka gjetur golin e parë për Astanën në miqësoren e fituar 2:0 ndaj letonezëve të Skonto Rigës. 28-vjeçari u fut në lojë nga stoli në përballjen që u luajt në Dubai, ku ekipi nga Kazakistani po kryen përgatitjet e dimrit.