Një muaj e gjysmë më parë dy futbollistë serbë dhe trajneri i malit të Zi braktisën ndeshjen me Kosovën, të njëjtën gjë e bëjnë edhe dy futbollistët të Slovan Bratislavës.
Sonte nga ora 18:00, Slovan Bratislava e pret kampionin e Kosovës, Feronikelin, dhe tre futbollistët serbë nuk kanë pranuar të paraqiten në fushë, në kuadër të ndeshjes për Ligën e Evropës.
Aleksander Cavriq dhe Dejan Draziq, si dhe trajneri Vladimir Radenkovic, kanë vendosur që të mos paraqiten për sfidën e sotme.
Të tre këta persona ka në pranuar kërkesën dhe kanë njoftuar drejtuesit e klubit sllovak, se nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Feronikelin, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë Slovan Bratislava, që ka pranuar verdiktin e serbëve.