Lajme të mira vijnë për Werder Bremen.
Futbollistët e Werder Bremen mund të marrin lirshëm frymë, pasi të gjitha testet e kryera ditën e enjte për koronavirus, kanë dalë negative.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Werder Bremen, në faqen zyrtare të tyre, ku cekin se një test tjetër do të bëhet ditën e diel, përcjell albinfo.ch.
Së fundi, tre lojtarë të Koln janë testuar pozitiv në koronavirus, por që emrat nuk janë bërë të ditur.
Bundesliga këto ditë po bën planet për vazhdimin e sezonit, me klubet që janë kthyer në stërvitje.