Për herë të parë në 60 vjet, Italia ka mbetur jashtë një Kampionati Botëror në futboll. Këtë herë asaj ia pamundësoi kualifikimin Suedia.
Dy kombëtaret barazuan 0 me 0 në ndeshjen e kthimit në Itali, dhe Suedisë i mjaftoi fitorja në ndeshjen e parë për t’u kualifikuar tutje, transmeton Albinfo.ch.
Gëzimi ishte jashtëzakonisht i madh te suedezët, e këtë e dëshmon edhe kjo video e katër prezantuesve të Eurosportit, që “pësojnë” nga futbollistët:
The Sweden side crash Eurosport's pitch-side studio as they celebrate going to the World Cup! 🇸🇪 🎉 pic.twitter.com/x0BMN38fYK
— Eurosport (@eurosport) November 13, 2017