Kosova më herët këtë javë fitoi ndaj Bolzanos 3:0 dhe ndaj Lazios C me rezultat 8:0. Kosova në këtë turne ndërkombëtar po paraqitet me futbolliste të grupmoshës U-16, U-19 dhe U-23.
Verona Berisha, Laureta Temaj, Loreta Lulaj, Njomëza Osmani dhe Fortesa Berisha kanë shënuar golat në fitoren e së enjtes.
Në finale, të premten paradite, Kosova luan me Moldavinë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.