Klubi Grasshoppers-i do të jetë pa futbollistin Meritan Shabani për tri ndeshjet e ardhshme, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Meritan Shabani i Grasshoppers është dënuar me tre ndeshje pas kartonit të kuq në duel me FC Sionin.
“Shabani është suspenduar me tri ndeshje nga liga e futbollit të Zvicrës.
Tutje shkruhet se 24-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 39-të në humbjen 3:1 në shtëpi nga FC Sion të dielën që e lamë pas, pasi goditi me këmbë në fytyrë Schmiedin e Sionit.
Shabani ka bërë 21 paraqitje në këtë sezon, duke shënuar dy gola.
