Disa forca policie në gjithë vendin po paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve që të sigurohen që xhami i përparmë dhe xhamat e tjerë të jenë të pastër nga bora dhe akulli.
Policia e Vaud-it po fillon një fushatë ndërgjegjësimi – dhe mijëra posterë do të ngjiten në gjithë kantonin, duke theksuar rëndësinë e sigurimit që automjeti të jetë në gjendje të sigurt për ngasje.
Policia thotë se nuk janë vetëm xhamat, por edhe dritat dhe targa duhet të jetë e pastër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ditën e djeshme policia e Lucernit ndaloi disa shoferë që nuk e kishin pastruar makinën nga bora. Ata rrezikojnë gjobat dhe madje edhe një pezullim.